Përkundër tensioneve të vazhdueshme, në Lindjen e Mesme janë aktive dy armëpushime.
SHBA/Izrael-Iran
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundmi, Irani e mbylli prapë Ngushticën e Hormuzit si kundërpërgjigje ndaj bllokadave amerikane. Por këto dy shtete janë në armëpushim që nisi më 8 prill. Marrëveshja ishte paraparë të zgjasë 14 ditë. Pra do të përfundojë më 22 prill.
Presidenti amerikan, Donald Trump, pati thënë se marrëveshja u arrit me kushtin që kjo ngushticë të rihapej.
Irani dhe Pakistani, që ndërmjetësoi bisedimet mes dy shteteve, ka thënë se aty përfshihej edhe Libani – por kjo u refuzua nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Liban-Izrael
Në Lindjen e Mesme është edhe një armëpushim tjetër aktiv. SHBA-ja shpalli një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit më 16 prill. Ajo u pranua nga palët. Armëpushimi vlen për 10 ditë.
Trumpi i ka kërkuar Hezbollahut, grup militant i mbështetur nga Irani në Liban, që ta zbatojë armëpushimin.
E kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ushtria e shtetit të tij do të qëndrojë në zonën e stacionuar brenda Libanit jugor, pavarësisht armëpushimit.
Për shkak të tensioneve të vazhdueshme është e paqartë se çka do të ndodhë në momentet e përfundimit të armëpushimeve.