Drejtori i CIA-s, Bill Burns, dëshmoi para Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së se "rreth 13 ose 14,000" qytetarë rusë janë arrestuar për protesta kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Burns ka thënë se kundërshtimi aktual ndaj presidentit rus Vladimir Putin midis qytetarëve rusë "nuk është një gjë e vogël", por vuri në dukje se përhapja e mediave shtetërore do ta bëjë të vështirë që mospajtimi popullor të ndërtohet shpejt, raporton CNN.
“Sheh funerale në Rusi të ushtarëve të rinj rusë të cilët u vranë në Ukrainë dhe kthehen në shtëpi dhe kjo qartë do të kenë ndikim ndër kohë. Sheh edhe se në numra të vegjël por rusë vërtetë me kurajë që protestojnë në rrugë”, tha ai.
Deri tash është raportuar se në Rusia janë arrestuar përditë shumë njerëz të cilët kanë dalë të protestojnë kundër luftës në Ukrainë.