Marrja nën kontroll e Chernobylit nga forcat ruse, mund të shkaktojë pasoja të tjera, ka deklaruar ekspertja e materialeve bërthamore, Claire Corkhill. Ajo tha se ky lokacion mund të përmbajë municion që mund të shpërthejë, derisa zona është ende aktive me radioaktiv.
“Ky nuk është një vend ku mund të ketë municion që shpërthen. Ndërtesat janë të projektuara për të mbajtur materiale radioaktive brenda, por nuk janë domosdoshmërisht të blinduara. Ato nuk janë krijuar për të funksionuar në zona lufte”, deklaroi ajo.
Mbikëqyrësit bërthamorë ndërkombëtarë gjithashtu kanë ngritur shqetësimet se një zonë e tillë mund të jetë shumë e dëmshme, sidomos kur pranë ka elemente ushtarake plasëse.
Artikuj të ngjashëm
-
39 vjet nga katastrofa që nuk shuhet: Çernobili si kërcënim i njerëzimit
-
Zelensky ngreh alarmin: Rusia po sulmon në Chernobyl
-
Skenar i frikshëm, Ukraina e Rusia rrezikojnë të preken nga rrezatimi i Zaporizhzhias
-
OKB: Nivelet e rrezatimit në Chernobyl janë jashtë normales
-
Ukraina akuzon Rusinë se vodhi substanca radioaktive nga Chernobyli