Botë

“Çfarë ndodhi ishte e tmerrshme dhe barbare”

"Kolonët sulmuan shtëpinë tonë, thyen xhamat dhe dogjën makinat dhe kamionët e nipit tim. Ata u përpoqën të hynin në sallën e shourumit të makinave dhe t'ia vinin flakën”, tha Abdel Nasser al-Junaidi. "Ushtria nuk bëri asgjë për të na mbrojtur. Ajo i mbështeti kolonët dhe i mbrojti ata. Të shtënat ishin nga kolonët dhe ushtarët. Ne ishim të tmerruar”

Shtëpitë në Hawara janë bërë shkrumb e hi së bashku me makinat e mbuluara me shtresë hiri. Ajri ka shije të ashpër, ndërsa njerëzit flasin për natën kur qyteti i tyre u dogj.

Banorët i thanë BBC-së se një turmë kishte sulmuar tërbueshëm për disa orë. Ishin të armatosur me shufra hekuri dhe gurë përpara se të digjnin ndërtesa, makina dhe pemë.

Të dielën qyteti palestinez iu nënshtrua një prej rasteve më të këqija të dhunës masive të kolonëve izraelitë ndër vite, disa orë pasi dy kolonë u qëlluan për vdekje nga një person i armatosur palestinez.

"Kolonët sulmuan shtëpinë tonë, thyen xhamat dhe dogjën makinat dhe kamionët e nipit tim. Ata u përpoqën të hynin në sallën e shourumit të makinave dhe t'ia vinin flakën”, tha Abdel Nasser al-Junaidi, duke folur jashtë shtëpisë së tij. Ai përshkroi se si i kishte dërguar ngutshëm fëmijët e tij në çati për t'i strehuar.

"Ushtria nuk bëri asgjë për të na mbrojtur. Ajo i mbështeti kolonët dhe i mbrojti ata. Të shtënat ishin nga kolonët dhe ushtarët. Ne ishim të tmerruar. Ajo që ndodhi ishte një sulm i tmerrshëm dhe barbar”, tha Al-Junaidi.

Shkalla e dëmit bëhet e qartë kur vazhdoni të ecni përgjatë gjatësisë së këtij qyteti që shtrihet përgjatë rrugës 60 - autostrada kryesore që kalon veri-jug përmes Bregut Perëndimor të pushtuar.

Shtëpitë janë shkatërruar, ballkonet e dyqaneve janë djegur si dhe dhjetëra makina - duke përfshirë shumë sosh në një park makinash të përdorura që u dogjën nga flakët.

Ministria palestineze e shëndetësisë thotë se 37-vjeçari Sameh Aqtash vdiq pasi u qëllua në stomak gjatë një sulmi nga kolonët në Zaatara të dielën mbrëma. Dhjetëra të tjerë u plagosën.

Një familje u desh të shpëtohej nga ndihmësit mjekësorë pasi u bllokua në shtëpinë e tyre kur kolonët vendosën goma të djegura jashtë derës së tyre të përparme, duke bllokuar rrugën jashtë.

Image
Një turmë dogji ndërtesa, makina dhe pemë

Disa qindra metra larg autostradës, një familje e madhe u përpoq të strehohej pasi shtëpia e tyre u sulmua.

"Gruaja ime, gruaja e vëllait tim dhe fëmijët tanë të vegjël ishin në shtëpi, ata bërtisnin, fëmijët po qanin dhe ata bërtisnin për mbrojtje nga shtypja e kolonëve dhe ne nuk mund t'i nxirrnim", tha Oday al-Domadi, duke folur për BBC në mbetjet e sallës së tij të djegur. Ai u kthye në shtëpi nga puna e tij në Nablus pasi dëgjoi se kolonët po planifikonin një marshim "hakmarrjeje" pas vrasjes më parë të dy kolonëve izraelitë në qytet. Hillel dhe Yagel Yaniv jetonin në vendbanimin Har Bracha, i cili është 1.9 km në jug të Nablusit.

“Ishin rreth 30 kolonë të maskuar që mbanin pistoleta, të cilët po shkatërronin shtëpinë. Në momentin që hymë në shtëpi na zbuluan, na gjuajtën me gurë dhe ia thyen shpatullën vëllait tim.

"Unë u bërtita ushtarëve për të mbrojtur fëmijët dhe për të parandaluar kolonët që t'i frikësonin ata, por ushtarët u përgjigjën duke më qëlluar dhe duke më bërtitur që të qëndroja në shtëpi", tha Al-Domadi, i cili përfundimisht arriti të sigurohej që fëmijët e tij ishin të sigurt në një pjesë tjetër të ndërtesës.

"Gjëja më e keqe është ajo që përjetuan fëmijët - tmerri dhe paniku që ndjenë. Më pas, ata po dridheshin nga frika dhe u strehuan në prehrin tim, duke më lutur të qëndroja pranë tyre", shtoi ai.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë fajësuar prej kohësh dhunën kundër civilëve palestinezë në një atmosferë mosndëshkimi që rrethon dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, veçanërisht në disa nga vendbanimet më ideologjike në zonën përreth Hawaras dhe Nablusit.

Ata thonë se kjo tani është përforcuar me komponentin e fuqishëm pro-kolonëve, të ekstremit të djathtë të qeverisë së re të Izraelit. Policia e Izraelit thotë në mënyrë rutinore se heton raste të tilla. Krahas valëve të kërkimeve dhe bastisjeve ushtarake izraelite në qytetet palestineze dhe numrit në rritje të sulmeve të armatosura palestineze kundër izraelitëve, ka një shqetësim në rritje për rrëshqitje në dhunë të pakontrollueshme.