Ministria e Jashtme çeke ka bërë të ditur të mërkurën se diplomatët e saj janë kthyer në ambasadën në Kiev, për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Ministria postoi një foto të tre diplomatëve duke ngritur flamurin çek përpara ndërtesës.
Në një deklaratë, ministria tha se ky ishte një nga hapat e shumtë që vendi po ndërmerr për të treguar mbështetjen për Ukrainën, raportoi BBC-ja.
Republika Çeke ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës që kur ka nisur lufta në këtë shtet.
Çekia ishte vendi i parë i NATO-s dhe i BE-së që dërgoi tanke në Ukrainë, ndërsa përpjekja e përbashkët e Ambasadës së Ukrainës në Pragë dhe Ministrisë Çeke të Mbrojtjes për të blerë armë për forcat e armatosura ukrainase ka arritur vlerën e 41 milion eurove.
-
Nëntë të vrarë nga një sulm rus në Ukrainë, përfshihet në flakë një katedrale historike në Kiev
-
Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi
-
BE-ja mban diplomatët në Ukrainë, dëshiron më shumë presion mbi Rusinë
-
Pse pakoja 90 miliardë euro e BE-së është mbështetje jetike për Ukrainën?
-
Gazsjellësi ukrainas rikthen funksionimin, zhbllokohet kredia 90 mld euroshe e BE-së