Ministri i Jashtëm turk është takuar të enjten me një delegacion të zyrtarëve të lartë talebanë, në kuadër të bisedimeve të para të tilla qëkur talebanët e morën kontrollin mbi Afganistanin në gusht, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Takimi në Ankara midis ministrit Mevlut Çavushoglu dhe ministrit të Jashtëm afgan të caktuar nga talebanët, Amir Kan Mutaqi, është mbajtur pasi që liderët talebanë zhvilluan bisedime me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhjetë vendeve evropiane dhe Bashkimit Evropian në Katar, gjatë kësaj jave.
Duke folur pas takimit, Çavushoglu ka theksuar se temë diskutimi kanë qenë fluturimet nga aeroporti i Kabulit.
Kjo temë, sipas tij, është ngritur pasi që talebanët e kërkuan ndihmën e Ankarasë në këtë drejtim.
Ai ka thënë gjithashtu se Turqia ka sugjeruar krijimin e një qeverie më gjithëpërfshirëse afgane, si dhe arsimimin e vajzave nën qeverisjen talebane.
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
BE-ja pret për herë të parë në Bruksel një delegacion taleban, ngjall kritika
-
Delegacioni i Turqisë përcillet në mënyrë të veçantë drejt SHBA-së
-
Live: Konferenca e Turqisë para ndeshjes me Kosovën
-
Dhjetëra të vrarë pas një sulmi në një qendër rehabilitimi në Afganistan