Blerja e sistemeve të mbrojtjes nga raketat S-400 të Rusisë, e cila ka ngritur tensionet me Uashingtonin, është një “marrëveshje e bërë” dhe nuk mund të anulohet, tha Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu të enjten.
Duke folur në një konferencë shtypi në periferi të një vizite në Shtetet e Bashkuara, Cavusoglu tha gjithashtu se marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë nuk ishin një alternativë ndaj aleancave të saj me NATO apo Bashkimin Evropian.
Blerja e këtij sistemi raketor nga ana e Turqisë, ka bërë që të tensionohen marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Washingtonit, me këtë të fundit që ka kërkuar anulimin e kontratës.
Si masë presioni, Pentagoni bllokoi dërgimin e materialeve ndihmëse të avionëve F-35 në Turqi, duke u justifikuar se nuk mund të bashkëjetojnë me sistemin rus të mbrojtjes.
-
Netanyahu i frikësohet shitjes së avionëve amerikanë Turqisë
-
Samiti i NATO-s në Turqi, cila pritet të jetë dhurata e Trumpit për Erdoganin?
-
Trumpi ndërroi aeroplanin presidencial në mes të udhëtimit pas paralajmërimit të Shërbimit Sekret
-
Trump shkoi në Turqi me aeroplanin e ri, u kthye me të vjetrin – çfarë ndodhi?
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes