Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çarjet në elitën e Kremlinit

Një numër i vogël, por në rritje i insajderëve të Kremlinit druajnë që invadimi i Ukrainës është gabim katastrofal. Ata thonë që presidenti Valdimir Putin nuk do të lëshojë pe, por nuk është i rrezikuar për ta humbur pushtetin.

Shumica nga rrethi i tij i ngushtë nuk ishte në dijeni për planin e tij të invadimit. Putini dhe këshilltarët e tij të rreptë kishin marrë vendimin. Këtu përfshihen ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev.

Një prej atyre që kanë folur publikisht duke denoncuar luftën e Putinit është Anatoly Chubais, emisar i Rusisë për klimën. Ai dha dorëheqje dhe braktisi Rusinë pasi u nda publikisht nga Kremlini për shkak të invadimit të Putinit.

Oleg Deripaska, themelues i gjigantit rus të aluminit Rusal, po ashtu ka thënë që invadimi ishte “çmenduri”, që do të turpërojë gjeneratat e ardhshme të rusëve. SHBA-ja dhe Britania kanë sanksionuar Deripaskën.

Arkady Dvorkovich, kreu i Skolkovo Foundation, po ashtu dha dorëheqje duke dënuar invadimin. Bernard Zonneveld, kryesuesi holandez i Rusal, po ashtu ka bërë thirrje për hetim të paanshëm të krimeve të pretenduara të luftës të kryera në Bucha afër Kievit.

Të martën (19 prill 2022), biznesmeni miliarder, Oleg Tinkov, ka dënuar publikisht “luftën e çmendur” të Putinit. Tinkov ka thënë që 90 për qind e bashkëkombësve të tij nuk e përkrahin atë.

Edhe Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë Botë 1 muaj më parë Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë

Tinkov iu referua kampanjës së publicitetit duke përdorur logon “Z” të forcave të armatosura. “Natyrisht, ka budallenj që vizatojnë Z, por 10 për qind e çdo vendi janë budallenj. 90 për qind e rusëve janë KUNDËR kësaj lufte!”, kishte shkruar Tinkov.

Megjithatë, ai i ka bërë ftesë Perëndimit që t’i ofrojë Putinit një mënyrë dinjitoze për t’u tërhequr.

Burimet:

Kremlin Insiders Alarmed Over Growing Toll of Putin’s War in Ukraine (Bloomberg)
Putin Adviser Chubais Quits Over Ukraine War, Leaves Russia (Bloomberg)
Russia: Release journalists detained over critical coverage of Ukraine invasion (Amnesty International)