Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Caktohet një dorëzani prej 200 mijë dollarëve për Trumpin në rastin e zgjedhjeve në Georgia

Një gjykatës në Georgia, që po e mbikëqyrë çështjen e ndërhyrjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhje në këtë vend, ka caktuar një dorëzani prej 200 mijë dollarëve.

Trump e 18 të pandehurit tjerë kanë deri të premten pasdite kohë për t’u dorëzuar te një gjykatë në Atlanta.

Dorëzania prej 200 mijë dollarëve do t’ia mundësonte Trumpit që të qëndronte i lirë gjatë gjykimit, përderisa ai nuk kërcënon apo frikëson dëshmitarët.

Trump ka mohuar të 13 pikat e akuzës, përfshirë reketin dhe deklaratat e rrejshme.