Votimi i hershëm ka filluar të martën në Georgia, një nga shtatë shtetet vendimtare në zgjedhjet amerikane.
Georgia është ndër shtetet me proporcionin më të madh të votuese afro-amerikanë në vend, të cilët besohet se kanë ndihmuar Joe Bidenin të fitojë shtetin me rreth 12,000 vota në vitin 2020, raporton BBC.
Është gjithashtu shteti ku Trumpi dhe rreth 18 të pandehur të tjerë akuzohen për komplot kriminal për të përmbysur humbjen e tij në vitin 2020. Trump është deklaruar i pafajshëm.
Teksa kanë mbetur vetëm tri javë deri në zgjedhjet presidenciale, sondazhet thonë se Harris ka një epërsi të ngushtë ndaj Trumpit në nivel kombëtar, por shtetet e fushëbetejës mund të përballen me një garë jashtëzakonisht të ngushtë.
-
Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje
-
Zbulohet se për kë është Trumpi në Kupën e Botës
-
SHBA-ja gati për “ndeshjen më të rëndësishme”
-
Kandidati i mbështetur nga Trumpi fiton zgjedhjet presidenciale në Kolumbi
-
DnV: 19% e qendrave të votimit s’ofrojnë infrastrukturë për qasje të personave me aftësi të kufizuara