Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Buxheti ushtarak i Kinës, 173 miliardë dollarë

Ministria kineze e Mbrojtjes ka kumtuar se sivjet buxheti ushtarak i këtij vendi është rritur 6 për qind, përkatësisht se ai është 173 miliardë dollarë. Kjo është kumtuar në Kongresin Popullor Gjithëkinez që po mbahet në Pekin, transmeton Koha.net.

Siç theksohet, buxheti i sivjetmë në raport me të vjetmin është për 10 miliardë dollarë më shumë. Kështu, buxheti ushtarak i Kinës është i dyti më i madh në botë, pas atij të SHBA-së.

Zëvendësministri kinez i Punëve të Jashtme Jang Jesui ka theksuar se kjo “ngritje e matur e shpenzimeve ushtarake e Kinës ka për qëllim të kompensojë lëshimet nga e kaluara ndërsa ushtria e Kinës nuk do ta kërcënojë askënd”.