Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Buxheti i Italisë për vitin 2020, 32 miliardë euro

Romë, 24 dhjetor – Qeveria italiane miratoi përfundimisht buxhetin për vitin 2020 dhe pritet që vendi të shmangë një rritje të planifikuar të taksës së TVSH-së, por bën pak për të zgjidhur problemet e saj ekonomike.

Marrëveshja e buxhetit është rezultat i negociatave të vështira brenda koalicionit qeverisës, një aleancë komplekse midis lëvizjes populiste Pesë Yjet dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë, të krijuar në gusht.

Dhoma e Deputetëve mbështeti ekzekutivin me një votim 232 në 334 deputetë, dhe katër abstenime.

Rezultati pritej pasi koalicioni qeverisës ka një shumicë të konfirmuar në Dhomën e Ulët.

Masa kryesore në buxhet është shtyrja e rritjes së taksës së TVSH-së për një vlerë pres 23 miliardë eurosh, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2020/DPA.