Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bushi i vjetër shtrohet në spital

Ish-presidenti amerikan George H W.Bush është shtrirë në spital për shkak të një infeksioni, një ditë pas varrimit të gruas së tij, Barbara Bush.

Mediat amerikane raportojnë se ai është nën kujdes të madh. Në një kumtesë nga familja thuhet se ai është duke vuajtur nga një infeksion, i cili po i përhapet në gjak, përcjell KosovaPress.

Mirëpo, tutje thuhet se ai po përgjigjet mirë ndaj mjekimit.

93 vjeçari ishte president i Amerikës nga viti 1989 deri më 1993, po ashtu edhe djali i tij, George W.Bush ka shërbyer në të njejtën pozitë.

Barbara Bush, e vetmja grua që ka parë edhe burrin edhe djalin e saj të betohen si president të Amerikës, vdiq të martën e kaluar.

Çifti kishte plot 73 vite martesë.