Ish- presidenti i SHBA-së, George Bush, është varrosur afër Bibliotekës së tij Presidenciale në College Station, Teksas, pranë varreve të gruas së tij Barbara Bush, e cila vdiq më herët gjatë këtij viti, dhe vajzës së tij e cila kishte ndërruar jetë në fëmijërinë e hershme.
Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara vdiq më 30 nëntor në Teksas, në moshën 94 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit vaskular.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me të gjithë ish-presidentët e gjallë - Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter - ndoqën funeralin e shtetit në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.
Princi i Uellsit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Mbreti i Jordanit Abdullah II ishin midis figurave të botës të cilët gjithashtu ndoqën funeralin e tij të shtetit.