Një burrë i armatosur ka vrarë tri vajzat e tij, shoqëruesin e tyre dhe veten, gjatë takimit të mbikëqyrur me të bijat, të hënën, në një kishë në Sakramento në Kaliforni.
Zyrtarët policorë kanë bërë të ditur se pas raporteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë gjetur pesë persona të vdekur.
Në mesin e viktimave ishin vajzat nga 9, 10 dhe 13 vjeç, ka njoftuar zyra e sherifit të zonës. Vrasësi ishte urdhëruar nga gjykata që të mos i afrohej nënës së vajzave.
Hetuesit besojnë se vrasja ka ndodhur gjatë takimit të monitoruar me fëmijët e tij dhe se viktima e katër ishte shoqëruesi i tyre. Nuk është bërë i ditur emri i vrasësit, por është treguar se ishte 39 vjeç.
Artikuj të ngjashëm
-
Një burrë në SHBA vret ish-bashkëshorten dhe pesë të tjerë
-
Shtatë të vdekur nga një sulm me armë në Kaliforni
-
Pesë të vdekur, mes tyre tre fëmijë, gjenden në një shtëpi në SHBA
-
Tre të vdekur pas të shtënave në parkingun e një kishe në Iowa
-
Një i vrarë e pesë të plagosur nga të shtënat me armë brenda një kishe në Kaliforni