Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Burri grushte gruas për çdo “like” që mori në Facebook

Një grua nga Uruguai është dashur të bënte operacione plastike për të konstruktuar fytyrën pasi bashkëshorti e grushtoi për secilin pëlqim që mori nëpër fotografitë në Facebook.

21-vjeçarja, Adolfina Camelli Ortigoza është mbajtur kundër vullnetit të saj brenda shtëpisë së çiftit dhe është rrahur rregullisht nga burri i saj 32-vjeçar, transmeton koha.net.

Kur policia më në fund është alarmuar për këtë, zonja Ortigoza tashmë i ishte dëmtuar aq keq fytyra sa i është dashur t’i nënshtrohet menjëherë një operacioni plastik për ta rindërtuar fytyrën.

Ai ka filluar ta rrah atë për çdo herë kur ndonjë nga shokët e saj në Facebok i ka bërë ‘like’ asaj në postime.

Burri i kontrollonte rrjetet sociale të viktimës dhe për çdo ‘like’ që ajo merrte nga shokët e saj, ajo rrihej pasi akuzohej se kishte lidhje me ta.

Edhe Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra Botë 3 j. më parë Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra

Burri u raportua në polici nga babai i tij pasi ai besonte se ajo do të vdiste nga të rrahurat e të birit.

{gallery}