Rusët Igor Girkin, Serhii Dubinsky dhe Leonid Kharchenko, u shpallën fajtorë nga Gjykata e Qarkut në Hagë, për rrëzimin e avionit të civilëve, në korrikun e 2014-s, ku humbën jetën 298 persona.
Siç raportoi BBC-ja, përgjegjësit pos me burgim të përjetshëm, u dënuan me 16 milionë euro gjobë, ndërsa i katërti i akuzuar, Oleg Pulatov, që ishte nënkolonel i Forcave Ajrore të Rusisë, u shpall i pafajshëm.
Ata u dënuan në mungesë, pasi tre prej tyre nuk kishin prezantuar asnjëherë në gjykatë.
Gjyqi për rrëzimin e avionit Boeing 777, që po fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur të Malajzisë, u zhvillua në Hagë, pasi dy të tretat e pasagjerëve të vdekur ishin holandezë. Rusia ka kundërshtuar gjyqin, duke mos i dërguar përfaqësuesit e saj.
Hetimin për rastin e pati quajtur të politizuar dhe të njëanshëm.
Më 17 korrik të 2014-s, avioni i civilëve ishte goditur nga një raketë që shkonte nga Donetsku, zonë ukrainase me shumicë ruse.
-
Rusia dënon me burgim të përjetshëm katër të akuzuar për sulmin me 149 të vdekur
-
OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines më 2014
-
Parashikimi i zymtë i kolonelit rus për fatin e ushtrisë së vendit të tij
-
Zelensky: Rusia vazhdon të mbjellë pikëllim e vdekje
-
Dy ushtarë rusë deklarohen fajtorë për bombardimin e qytetit në Ukrainë nga Rusia