Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bunkeri i ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë i konvertuar në galeri arti

Në Bosnjë, si dhe në pjesët tjera të ish-Jugosllavisë, nuk ka mungesë të bunkerëve të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohët, raporton agjencia AP.

Por, ndërsa ka nisur të përmendet sërish rreziku i një sulmi nuklear nëpër botë, pas kërcënimit të Rusisë për përdorim të armëve nukleare në luftë kundër Ukrainës, ato ofrojnë pak siguri.

Dikur shtyllë e doktrinës së gatishmërisë së ish-Jugosllavisë, bunkerët për t’u strehuar nga bombardimet, që ishin ndërtuar në rast të një sulmi bërthamor, një kohë të gjatë janë konsideruar si një kujtim i të kaluarës dhe janë lejuar edhe të ndryshohen apo edhe shkatërrohen.

Rasti më i njohur është në qytetin jugor të Bosnjës, Konjiq.

Bunkeri nëntokësor prej 6500 metra katrorë i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë me një kosto afërisht 4.6 miliardë dollarë të tashëm, është kthyer në vitin 2010 në një galeri të artit modern.

Mijër turistë që nga atëherë kanë kaluar nëpër një derë të garazhit të një shtëpie në periferi të Konjiqit, që çon në kompleksin në formë të U-së të gërmuar në malin pas tij.

Ekzistenca e këtij bunkeri dihej vetëm nga ish-presidenti jugosllav Josip Broz Tito, katër gjeneralë dhe disa ushtarë që e ruanin atë deri në vitin 1992.

Edhe Evropa po vë në funksion bunkerët bërthamorë Botë Evropa po vë në funksion bunkerët bërthamorë

“Objekti u ndërtua për të strehuar për të strehuar deri në 350 udhëheqës ushtarakë dhe politikë të ish-Jugosllavisë dhe ishte pajisur me furnizime që do t’u kishin mundësuar atyre të mbijetonin për 6 muaj në rast të shpërthimit bërthamor prej 25 kilotonëve”, ka thënë Selma Haxhihuseinoviq, përfaqësuese e agjencisë lokale për zhvillim ekonomik, që ka për detyrë të menaxhojë objektin që është kthyer në një magnet për turistët. “Për sa i përket mënyrës se si u ndërtua dhe teknologjive të instaluara brenda, ai ishte vërtetë përpara kohës së tij”.

Por, Haxhihuseinoviq thotë se po të shpërthente një luftë nukleare tash, objekti “nuk do të ishte aq i dobishëm sa që ishte menduar fillimisht”.

“Ky objekt mund t’i rezistojë një shpërthimi 25 kilotonësh, por bombat bashkëkohore nukleare janë sigurisht me mijëra herë më të fuqishme se ato për mbrojtjen e të cilave ishte ndërtuar objekti”, ka thënë Haxhihuseinoviq.