Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Brnabiq që ka pranuar hapur se është lesbike, pritet të bëhet kryeministre e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nominuar Ana Brnabiqin për postin e kryeministres.

Brnabiq pritet të bëhet kryeministrja e parë në histori të Serbisë, e cila publikisht ka pranuar se është lesbike, transmeton Koha.net.

“Besoj se Ana Brnabiq ka të gjitha kualitetet dhe ekspertizën. Jam i bindur se do të punojë fort dhe se do të tregojë respekt për të gjitha partitë dhe se do të punojë për të mirën e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Amnesty International ka identifikuar Serbinë si njërën prej shteteve që i mungon toleranca ndaj homofobisë dhe transfobisë.