Një britanik është shpallur fajtor për një numër sulmesh me thikë ndaj 16 maceve.
Steve Bouquet, roje sigurie, ka sulmuar macet për mbi nëntë muaj afër shtëpisë së tij, duke filluar nga tetori 2018.
Nëntë nga macet ishin therur deri kur kishin ngordhur, e shtatë të tjera mbetën të lënduara, shkruan CNN.
Gjatë ndjekjes së rasteve, policia ka thënë se nuk ka ditur se kush ishte përgjegjësi.
Nuk pati dëshmitarë e as kamera sigurie për ta mbajtur atë përgjegjës, deri më 2019 në maj kur u kap nga një kamerë duke e sulmuar një mace e cila më pas ngordhi nga lëndimet.
Artikuj të ngjashëm
-
“Vrasësi i maceve” dënohet me më shumë se pesë vjet burg në Britani
-
Del para gjyqit i akuzuari për sulmin me thikë në trenin drejt Londrës
-
Personi që theri Salman Rushdien shpallet fajtor nga gjykata
-
Eksperti britanik i krokodilëve mbyllet në burg pasi abuzoi seksualisht dhjetëra qen
-
Britania përgatitet për tjetër “natë të dhunshme”, autoritetet në alarm