Britanikët u janë drejtuar kutive te votimit për zgjedhjet e përgjithshme.
Qytetarët me të drejtë vote, votojnë për herë të tretë brenda katër vjetësh dhe kanë dy opsione të vështira, përkatësisht liderë kundërthënës nga dy partitë kryesore, raporton KTV.
Sondazhet e fundit kanë treguar se gara është shumë e ngushtë dhe fitorja nuk është më e sigurt për Johsonin përballë laburistit Jeremy Corbyn.
Tema kryesore e fushatës ka qenë Brexit-i, ku konservatorët kanë premtuar largim të menjëhershëm nga BE-ja. Ndërsa laburistët më shumë u fokusuan në ekonomi.
Këto zgjedhje po konsiderohen si më të rëndësishmet në historinë e Britanisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Boris Johnson fiton zgjedhjet në Britani
-
Britania, e pavendosur mes dy kandidatëve jo bindës
-
Johnson: Zgjedhjet e përgjithshme do të jenë të vështira
-
Exit-polli nxjerr Laburistët bindshëm fitues, Britania me kryeministër të ri
-
Nis fushata zgjedhore në Britani, Keir Starmer shihet si favorit për kryeministër