Konservatorët në Britani kanë shënuar fitore të thellë në zgjedhjet e përgjithshme, duke kaluar pragun prej 326 vendeve në Parlament.
Boris Johnson do të kthehet në Downing Street, me një shumicë prej 74 deputetësh, raporton KTV.
Kryeministri në detyrë tha se ky rezultat i jep atij mandat që ta largojë Britaninë nga Bashkimi Evropian, muajin e ardhshëm.
Ndërsa, Jeremy Corbyn tha se laburistët kishin një natë shumë zhgënjyese. Lideri i laburistëve, pas kësaj disfate të thellë, e ka pranuar se s’do t'i prijë më kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Partia e Johnsonit fiton në Britani të Madhe, sipas exit-polleve
-
Exit-polli nxjerr Laburistët bindshëm fitues, Britania me kryeministër të ri
-
Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Angli sinjalizojnë rezultat të dobët për konservatorët
-
Parlamenti britanik me 330 vota pro i hapë rrugë daljes nga BE-ja
-
Corbyn nuk do t’i udhëheq më laburistët në zgjedhje