Teoritë e konspiracionit kanë vërshuar krejt botën, por në disa vende, duket se janë më popullore se në shtetet e tjera. Dhe në Afganistan, afganët shpesh fajin për të gjitha të zezat ua vënë fuqive të mëdha – dhe më së shumti e më shpeshti gishtin e kthejnë nga Britania e Madhe.
Unë jam rritur me teori konspirative. Kanë qenë të llojllojshme. Ama disa sosh, përnjëmend ishin të tmerrshme.
Bruce Lee ishte helmuar prej gruas së tij. Kështu më kanë thënë, transmeton “Koha Ditore”. Dhe kur e kishte parë se helmi kishte nisur ta bënte të veten, e kishte shqyer copë e grimë me duart e veta.
Më kanë thënë gjithashtu se Burce Lee ishte në gjendje të fluturonte. Nuk mund ta merrja me mend. Megjithatë ëndërroja se sa do të dëshiroja të fluturoja edhe unë e lirë në qiell.
Më kanë thënë gjithashtu se lideri nazist i Gjermanisë, Adolf Hitler, ishte ende gjallë dhe se kurrkush nuk po ia prishte tymin, pavarësisht të gjitha atyre krimeve që ishin kryer me urdhër të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)