Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Ilaçet” vdekjeprurëse të virusit

Një ekip i BBC-së, që gjurmon dezinformimin e koronavirusit, ka gjetur lidhje me sulmet, ethet dhe vdekjet. Ekspertët thonë se mundësia e dëmtimit indirekt shkaktuar nga thashethemet, teoritë e konspiracionit dhe informacioni i rremë për shëndetin mund të jetë shumë më i madh.

“Ne menduam se Qeveria po e përdorte atë për të na hutuar, ose kjo kishte të bënte me 5G. Kështu që ne nuk i zbatuam rregullat ose kërkuam ndihmë më shpejt, ka thënë Brian Lee Hitchens.

Brian, 46-vjeçar, po flet me telefon nga shtrati i tij në spital në Florida. Gruaja e tij është e sëmurë në mënyrë kritike, në një respirator në repartin tjetër. “Beteja që ata kishin ishte për mushkëritë e saj”, ka thënë ai duke iu dridhur zëri. “Ata janë të përflakur. Trupi i saj thjesht nuk po përgjigjet”, ka shtuar tutje ai.

Pasi lexuan teoritë e konspiracionit në internet, ata menduan se sëmundja ishte një mashtrim ose të paktën jo më keq se gripi. Por, pastaj në fillim të majit, çifti dolën pozitiv me COVID-19. “Dhe tani e kuptoj se koronavirusi nuk është përfundimisht i rremë”, ka thënë ai, duke dalë pa frymë. “Koronavirusi është këtu dhe po përhapet gjerësisht”, ka thënë ai.

Keqinformim i rrezikshëm

Një ekip i BBC-së ka qenë duke ndjekur numrin e dezinformatave të infektimeve me koronavirus. Ne kemi hetuar dhjetëra raste, disa më parë të paraportuara, duke folur për njerëzit e prekur dhe autoritetet mjekësore në përpjekje për t’i verifikuar historitë.