Serbët, si dhe shumë popuj të tjerë, i duan teoritë e konspiracionit, por gjëja më interesante është se shumë prej tyre i ndërlidhin me burrështetasin britanik, Winston Churchill.
Interneti dhe rrjetet sociale gjatë viteve të fundit u kanë dhënë krahë shumë teorive të konspiracionit, por shumica janë shumë më të vjetra sesa vetë Facebooku e Twitteri, kështu që plot sosh janë ringjallur, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në mesin e teorive të kamotshme të konspiracionit, disa prej të cilave madje më se njëqind vjet të vjetra, janë ato që kanë të bëjnë me Churchillin dhe rolin e tij në historinë e Serbisë dhe të Jugosllavisë.
Pesë prej tyre janë më të popullarizuara dhe lidhur me to e kemi kërkuar komentin e dy historianëve të njohur – Paul Adison i Universitetit të Edinburghut dhe Predrag J. Markoviq, ekspert i shkencave historike në institutin e Beogradit për histori bashkëkohore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)