Një grup i vogël azilkërkuesish është zhvendosur në një trap strehimi të ankoruar në jug të Anglisë, ndërsa Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po përpiqet që ta ulë koston e strehimit të njerëzve që kërkojnë mbrojtje në vend, njoftuan mediat britanike, të hënën.
Azilkërkuesit u transferuan në Bibby Stockholm, një bllok lundrues akomodimi, që do të strehojë deri në 500 burra të zhvendosur nga hotelet e vendit ku qëndrojnë azilkërkuesit.
Numri pritet të rritet. Trapi, në pronësi të një kompanie suedeze, është përdorur më parë për të strehuar punëtorë të fushës së naftës dhe emigrantë në vende të tjera.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të përdorë trapin dhe ish-baza të tjera ushtarake për t’i strehuar emigrantët, pasi kostoja e akomodimit të tyre në hotele veçse është rritur. Ky plan akomodimi pritet të parandalojë nevojën e strehimit të njerëzve në hotele apo vende tjera të kushtueshme.
-
Brenda hoteleve të azilkërkueseve në Mbretërinë e Bashkuar
-
Lojtarët e Anglisë gjejnë strehim pas paralajmërimit për tornado
-
Pretendime të rreme për dhunë në familje nga emigrantët për të qëndruar në Britani
-
Refugjatët në Britani do të përballen me 20 vjet pritje për të fituar qëndrim të përhershëm
-
Për pak ditë Britania do të nisë t’i dëbojë drejt Francës emigrantët e paligjshëm