Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania synon ta bëjë vepër penale valëvitjen e flamurit palestinez

Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman u ka shkruar zyrtarëve të lartë të policisë së vendit se valëvitja e flamurit palestinez ose këndimi i një kënge që mbron çlirimin e Palestinës nga okupimi do të ishte një vepër penale.

Braverman ka thënë se valëvitja e flamurit palestinez mund të shihet si mbështetje për grupin palestinez Hamas, i cili është shpallur grup terrorist në Britani.

“Sjellja që është legjitime në disa rrethana, si valëvitja e flamurit palestinez, mund të mos jetë legjitime kur qëllimi është të lavdërohen aktet e terrorizmit”, ka thënë Braverman në një deklaratë.

Për të është gjithashtu e diskutueshme thirrja “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”, sepse mund të kuptohet si shprehje e një dëshire të dhunshme për të zhdukur Izraelin nga faqja e dheut.

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe myslimanët në Britani kanë kritikuar qeverinë për mënyrën se si ka kufizuar lirinë e fjalës për Palestinën.

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka premtuar se kushdo në Britani që mbështet Hamasin do të jetë “përgjegjës” para ligjit të këtij vendi.