Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania përsërit thirrjen se Putini duhet të dështojë

Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin duhet të përfundojë me dështim, ka thënë Downing Street, derisa presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky sinjalizoi se ishte i përgatitur t’i ofronte një sërë lëshimesh Rusisë për t’i dhënë fund luftimeve, raporton Sky News.

Ukraina mund të deklarojë neutralitet dhe të ofrojë garanci për statusin e saj jobërthamor si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, sugjeroi Zelensky, por ai theksoi dëshirën për të garantuar “integritetin territorial” të vendit.

Downing Street tha se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë pozicionin negociues të Ukrainës, por se Boris Johnson beson fuqishëm se Putin “duhet të dështojë”.

Qeveria u distancua nga sugjerimi i presidentit amerikan, Joe Biden se Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, një koment i pashkruar që Shtëpia e Bardhë u detyrua të tërhiqte duke këmbëngulur se ai nuk po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit në Kremlin.

Artikuj të ngjashëm