Deputetët britanikë miratuan sot një projektligj qeveritar mbi daljen nga Bashkimi Evropian, në përfundim të një rrugëtimi të stuhishëm, që shpesh herë e ka vendosur në vështirësi ekzekutivin.
Ky tekst, i miratuar me 324 vota pro dhe 295 kundër, do t’i mundësojë Britanisë së Madhe të vazhdojë të funksionojë normalisht pas Berxit, më 29 mars 2019.
Ligji do të debatohet në dhomën e Lordëve duke filluar nga fundi i janarit.
Miratimi i këtij ligji shënon një fitore për qeverinë, që shpesh herë është ndërprerë gjatë debateve.
Por testi i saj do të vazhdojë duke filluar nga 30 janari para dhomës së Lordëve, që janë në shumicë pro BE-së, ku mund të përballet me shumë pengesa të reja dhe surpriza.
Artikuj të ngjashëm
-
Burnham gati të bëhet kryeministri i Britanisë, merr mbështetjen e shumicës së laburistëve
-
Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
-
Britania drejt “brezit pa duhan”, miratohet ligji që ndalon cigaret për të lindurit pas 2008-s
-
BE-ja voton pro krijimin jashtë bllokut të qendrave të paraburgimit për emigrantët