Vaksina anti-COVID e Oksfordit dhe “AstraZenecas” është e sigurt, ka insistuar Sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi disa shtete të Evropës pezulluan vaksinimin për shkak të mpiksjes së gjakut.
Matt Hancock ka kërkuar nga njerëzit “të dëgjojnë rregullatorët” dhe “të marrin vaksinën” sa më shpejt që u jepet rasti.
13 shtete kanë pezulluar vaksinimin deri në qartësim të sigurisë. Por mbikëqyrësi medicinal në Britani të Madhe ka thënë se s’ka prova që vaksina shkakton mpiksjen.
Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe në Britani kanë marrë nga një dozë të vaksinës, me më pak se 40 raste të mpiksjes së raportuara javën e shkuar, ka njoftuar “AstraZeneca”.
“Ne i mbikëqyrim efektet e këtyre vaksinave gjatë gjithë kohës dhe e dimë që vaksina e Oksfordit dhe ‘AstraZenecas’ po shpëton jetë në Britani të Madhe tani, dhe nëse ju vjen thirrja, merreni vaksinën”, ka thënë Hancock.
Edhe
Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës
Deri tash në Britani të Madhe janë vaksinuar rreth 25 milionë banorë me të paktën një dozë, ndërsa 1.6 milionë kanë marrë edhe të dytën.
Danimarka ishte shteti i parë që ndali përdorimin e kësaj vaksine, e ndjekur nga Norvegjia e Islanda. Gjermania, Franca, Italia, Qiproja, Spanja, Letonia dhe Suedia ndoqën më pas.
-
Të vaksinuarit ndaj COVID-19 më pak të rrezikuar nga vdekja, pavarësisht shkakut
-
FDA-ja synon të vendosë paralajmërimin më serioz te vaksinat kundër Covid-it
-
Marrja e vaksinës së Covidit në tremujorin e parë të shtatzënisë konsiderohet e sigurt dhe efektive
-
Vaksinimet për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës kanë rënë ndjeshëm në Britani