Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania e Madhe pritet ta shtyjë hapjen e vendit për 19 korrik

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të publikojë të hënën e ardhshme vendimin se përfundimi i mbylljes së vendit i paraparë të ndodhë më 21 qershor, do të shtyhet për 19 korrik.

Siç raporton The Sun, Johnson do ta shtyjë hartën e lirimit nga masat anti-COVID, për pothuajse një muaj të plotë.

Kjo siç raportohet, do të ndodhë për shkak të përhapjes së variantit indian atje, i njohur ndryshe edhe si varianti Delta.

Kjo do të jetë një goditje e madhe për ndeshjet e Kampionatit Evropian që parashihej të mbaheshin në Wembley. Parashihej që në këto ndeshje të lejoheshin deri në mbi 22,000 tifozë, me shpresën për rritjen e numrit të tyre deri në 45,000 sosh për gjysmëfinalet, dhe finalen që parashihet të zhvillohet më 11 korrik.

Në Britani të Madhe, nga 11-13 qershor do të zhvillohet samiti i G7-s, në të cilin po marrin pjesë liderët e shtatë ekonomive më të zhvilluara në botë.

Temë kyçe e këtij samiti pritet të jetë edhe shpërndarja e vaksinave anti-COVID nëpër botë.

Artikuj të ngjashëm