Qeveria e Britanisë së madhe është pajtuar që t’ia japë ambasadorit të BE-së në Londër statusin e plotë diplomatik, raporton BBC.
Zyra e Jashtme e Britanisë i kishte rezistuar idesë, duke thënë se BE-ja nuk duhet të trajtohet si një shtet i pavarur.
Por, në një deklaratë të përbashkët, Britania dhe BE-ja kanë njoftuar se ambasadori Joao Vale de Almeida, do të ketë “statusin në përputhje me krerët e misioneve të shteteve”.
Ai tash do të ketë imunitetin e një ambasadori.
Artikuj të ngjashëm
-
Përplasja diplomatike, Britania refuzon statusin e diplomatit për ambasadorin e BE-së
-
Zyra e BE-së në Kosovë do të mbetet pa ambasador edhe për një kohë
-
Njohja nis të hënën
-
Brown: Marrëveshje nuk pati - Kosova të pavarësohet
-
BE-ja do që Britania të paguajë në buxhetin e saj për marrëdhënie më të ngushta