Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania dhe SHBA-ja mund të bojkotojnë konferencën në Arabinë Saudite

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar bojkotin e konferencës ndërkombëtarë në Arabinë Saudite, pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi, raporton BBC.

Khashoggi, kritik i qeverisë saudite, është zhdukur më 2 tetor pas vizitës në një konsulatë në Stamboll.

Autoritetet në Stamboll besojnë se ai u vra nga agjentët saudit – deklarata të cilat i ka mohuar Riadi.

Donald Trump tha se do të dënojë Arabinë Saudite nëse është përgjegjëse.

Një numër i përkrahësve dhe mediave kanë vendosur të tërhiqen nga konferenca e investimeve në Riad, për shkak të shqetësimeve lidhur me fatin e Khashoggit.

Edhe Arabia Saudite reagon ndaj kërcënimeve pas zhdukjes së gazetarit Botë Arabia Saudite reagon ndaj kërcënimeve pas zhdukjes së gazetarit

Në anën tjetër, e fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz, tha se fjalët nuk mjaftojnë nëse ai është vrarë.

“Nëse e kemi humbur Jamalin, atëherë vetëm fjalët dënuese nuk mjaftojnë. Ata që e morën nga ne, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dënohen sipas ligjit”, tha ajo. /Rel