Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britani: Rusia përpiqet ta shkatërrojë demokracinë perëndimore

Rusia po përpiqet të “shkaktojë përçarje” dhe shkatërrim të demokracisë në Britani, Francë dhe në shtetet e tjera perëndimore, duke përdorë propagandë, subverzion dhe sulme kibernetike, ka thënë mbrëmë këshilltari për siguri kombëtare i Britanisë, Mark Sedwill, gjatë një seance parlamentare.

Më tutje, ai ka theksuar se “e dimë se kërcënimi rus definitivisht po intensifikohet dhe shumëfishohet”, dhe ka shtuar se “qasja ruse ndaj perëndimit është përkeqësuar në përgjithësi dhe duket se është e gatshme të vazhdojë”, shkruan rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sedwill tha se Rusia ka krijuar tregime të rrejshme në media për sjelljen e ushtarëve të NATO-s në Evropën Lindore, ku janë të vendosura trupat e NATO-s, për ta shkatërruar legjitimitetin e tyre.

Ai, po ashtu, e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet në Francë, megjithqë kjo nuk ka pasur gjasë për ta ndryshuar rezultatin e votimeve.