Presidenti amerikan, Joe Biden, ka emëruar diplomaten Bridget Brink si ambasadore të SHBA-së në Ukrainë.
Sot gjatë ditës, Shtëpia e Bardhë në një deklaratë ka thënë se Brink do të luaj rol krucial në këtë pozicion i cili ka qenë vakant për tri vjet.
Washingtoni ka thënë se emërimi i ambasadores Brink ka ardhur në kohën kur SHBA-ja është duke shprehur mbështetje për Ukrainën gjatë pushtimit rus, shkruan BBC.
Ambasadorja e re është aktualisht duke shërbyer si ambasadore e SHBA-së në Sllovaki dhe ka qenë diplomate për 25 vjet.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se eksperienca e gjatë e Brink në diplomaci është e përshtatshme për situatën nëpër të cilën po kalon Ukraina.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadorja e emëruar nga Trumpi në Ukrainë jep dorëheqjen pas më pak së një viti në detyrë
-
Rubio: SHBA-ja është e përkushtuar për fundin e luftës në Ukrainë
-
Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorët për Bosnje, Serbi e Mal të Zi
-
BE-ja mban diplomatët në Ukrainë, dëshiron më shumë presion mbi Rusinë
-
Trumpi e nominon ushtarakun Wendt për ambasador në Shqipëri