Brenda një muaji, Rumania ka ndarë 200 mijë gjoba për personat që nuk kanë respektuar masat e vendosura për luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Gjobat deri në 80 euro janë ndarë mes 24 marsit dhe 19 prillit.
Në mesin e të gjobiturve është edhe kryebashkiaku i Bukureshtit, Robert Negoita, raporton KOHA.
Ai është dënuar me 2 mijë euro, pasi u kap duke shëtitur me biçikletë në një park të mbyllur të kryeqytetit. Ai u arsyetua, duke thënë se po e inspektonte parkun, por argumenti i tij u hodh poshtë ngase një gjë e tillë nuk është në kompetencën e tij. Ai ka thënë se çdo qytetar duhet t’i bindet ligjit dhe se do t’i pranonte pasojat e veprimit të jashtëligjshëm.
Deri më tani, në Rumani kanë vdekur 507 persona dhe 9 mijë të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus.
-
Protesta të mëdha në Rumani kundër kufizimeve nga COVID-19
-
Rumania planifikon të shtojë masat pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19
-
Kryeministri i Rumanisë dënohet me 500 euro, piu duhan dhe nuk mbajti maskë në kabinet
-
Masa të rrepta në shtetet fqinje: në Bullgari deri në 5 vjet burgim, në Serbi deri në 3 vjet, në Kroaci deri në 16.000 euro gjobë
-
Për pesë vjet Rumania është dënuar më shumë se 500 mijë euro