Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Brenda dhomës ku Ukraina kryen porositë për armë nga Perëndimi

Brenda dhomës ku Ukraina kryen porositë për armë nga Perëndimi

Në dhomën më të lartë të një kazerme ushtarake amerikane në qytetin gjerman Stuttgart, dhjetëra personel ushtarakë nga 26 vende po punojnë gjatë gjithë kohës për të ofruar armë në Ukrainë.

Nga kjo dhomë, aleatët perëndimorë kanë ndihmuar tashmë në dërgimin e armëve dhe municioneve me vlerë rreth 8 miliardë dollarë për forcat e armatosura të Ukrainës. Kjo i bie të jenë 66,000 tonë - ekuivalenti i 5.000 autobusëve dykatësh në Londër, siç e ka shpjeguar një oficer britanik, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Shumica e asaj që ndodh në Kazermën Patch është shumë e klasifikuar. BBC-së i është lejuar qasje e rrallë në qendrën nervore ushtarake, ku fuqitë perëndimore po koordinojnë përpjekjet për të furnizuar Ukrainën me armë dhe municion.

Personeli ushtarak nga dhjetëra vende i ngre telefonat dhe punon mbi ekranet e kompjuterit. Aty përfshihet një ekip i vogël nga Ukraina, i udhëhequr nga një gjeneral me tre yje. Në fillim të çdo dite ai përcakton se çfarë i nevojitet vendit të tij. Situata në Donbas duket gjithnjë e më e zymtë, por në Stuttgart është më shumë një ndjenjë urgjence sesa panik.

Në një nga tavolinat, një ekip ka për të detyrë të gjejë furnizime. Nganjëherë ata gjejnë një vend që shpreh dëshirën të ofrojë armë, por më pas u duhet të gjurmojnë një tjetër shtet për municionin e duhur ose mjetet për t’i transportuar ato. Tani ata kanë zhvilluar një databazë ku ukrainasit mund t’i listojnë prioritetet e tyre. Shtetet donatore mund të kenë qasje në informacion dhe të vendosin nëse janë të gatshme dhe të afta për furnizim.

Edhe SHBA-ja planifikon t’i japë armë shtesë Ukrainës në vlerë prej 500 milionë dollarësh Botë SHBA-ja planifikon t’i japë armë shtesë Ukrainës në vlerë prej 500 milionë dollarësh

Chris King, oficer i lartë britanik, ka thënë se ndihma ushtarake po dërgohet nga ajri, rruga, hekurudha dhe deti dhe nga lokacione të ndryshme “për të siguruar se nuk do të kemi asnjë pikë dështimi”.

Ai shtoi se Rusia është përpjekur t’i sulmojë dërgesat, por se nuk ka pasur asnjë ndalesë gjatë dërgesave.

Detyra për lëvizjen e armëve dhe municioneve përreth kufirit u lihet ukrainasve, ka thënë Rear Duke Heinz, komandant i lartë amerikan.

Së fundi ka pasur paralajmërime alarmuese nga Ukraina se furnizimi me armë është i vogël dhe i vonshwm. Derisa Rusia vazhdon bombardimin e Donbasit, lutjet për më shumë ndihmë vazhdojnë dhe bwhet më të zëshme. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se deri tash vendi ka pranuar vetëm 10% të asaj që ka kërkuar.

Në Stuttgart, Heinz jep një mesazh tjetër: “Jam i sigurt se atyre nuk do t’u mbarojë municioni”.

Edhe Lista e top-vendeve që ndihmuan Ukrainën me armatim prej 2022-s Botë Lista e top-vendeve që ndihmuan Ukrainën me armatim prej 2022-s

As Heinz dhe as King nuk besojnë se lufta do të përfundojë shpejt. Ata thonë se po përgatiten që ta vazhdojnë këtë punë për kohë të gjatë. Kur pyeten nga BBC-ja se sa do të zgjasë, thonë: “Nuk bëhet fjalë për muaj”.

“Ose e ndihmojmë Ukrainën që të luftojë, ose e pranojmë këtë, ndoshta jo menjëherë por në vitet në vijim, ne do të luftojmë diku tjetër. Nëse nuk bëjmë mjaftueshëm, do të mbjellim farat për konfliktin e ardhshëm”.