Bosnja është duke u përballur me fluks të mijëra refugjatëve dhe migrantëve, pas vendimit të vitit të kaluar për mbyllje të rrugëve, të cilat dërgonin në Evropën Perëndimore përmes Ballkanit.
Rreth 11,000 persona nga Azia dhe Afrika Veriore janë regjistruar teksa kanë hyrë në Bosnje gjatë këtij viti.
Ky numër tejkalon disa herë shifrën e 755 migrantëve në gjithë vitin 2017.
Për më shumë, Bosnja pret që të paktën 4,000 persona të qëndrojnë në territorin e saj, të cilën kanë nevojë për strehim në muajt vijues.
Sipas autoriteteve të Bosnjës, shumica e migrantëve nga Afganistani, Irani, Siria dhe Pakistani arrijnë përmes Serbisë dhe Greqisë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Zyrtarët kanë thënë se 60 përqind e personave që kanë arritur veçse janë larguar nga ky shtet, mirëpo vullnetarët dhe personat që ofrojnë ndihmë për migrantët kanë thënë se rreth 5,000 persona pritet të qëndrojnë në territor të Bosnjës.
-
Bosnja ndalon gjashtë afganë të dyshuar për terrorizëm
-
Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit
-
Të sulmuar e të grabitur: Refugjatët rrëfejnë për abuzimet në kufirin Bosnjë - Kroaci
-
Gjenden trupat e pesë migrantëve pas fundosjes së anijes në lumin Drina
-
Raporti: 26% e migrantëve të parregullt kaluan në Evropë nga rruga ballkanike gjatë 2023-tës