Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, e akuzoi Izraelin për përdorimin e urisë si armë në Gazë.
Gjatë fjalimit në Forumin Humanitar Evropian në Bruksel, Borelli tha se Izraeli, me anë të parandalimit të hyrjes së ndihmës humanitare në Gazë, është duke e nxitur urinë.
Ai tha se uria, që ka prekur me mijëra civilë, është tërësisht e krijuar nga njeriu dhe i nxiti autoritetet izraelite dhe kryeministrin Benjamin Netanyah që të ndalojnë pengimin e hyrjes së ndihmës në Gazë.
Sipas tij, pengimi i hyrjes së qindra kamionëve me ndihma dhe përdorimi i urisë si armë përbëjnë veprime të papranueshme.
Borrelli tha se BE-ja nuk do të mbetet duarkryq karshi palestinezëve që vdesin nga uria.
Vetëm muajve të fundit, më shumë fëmijë palestinezë kanë vdekur në Gazë sesa në gjithë botën gjatë katër vjetëve të fundit.