Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politika e jashtme, Josep Borrell, është takuar me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, për të diskutuar për përparimin e vendit në rrugën drejt BE-së.
Pas takimit Borrell ka thënë se Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet “për të filluar negociatat për anëtarësim” dhe ka pranuar “nivelin e lartë të rreshtimit” që Maqedonia e Veriut ka marrë në lidhje me “politikën e jashtme dhe të sigurisë” të BE-së, raporton AP.
Zaev ka theksuar përkushtimin e vendit të tij për “vlerat e përbashkëta” me BE-në dhe mbi “zbatimin e standardeve dhe kritereve të BE-së” dhe ka thënë se BE-ja ka konfirmuar dhe pranuar që nga marsi i vitit 2020 se Maqedonia e Veriut ka plotësuar obligimet dhe tash është koha që BE-ja të jap rezultate.
Në tetor, komisioneri i BE-së për zgjerim Oliver Varhelyi i kërkoi Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të intensifikojë procesin e reformave, një parakusht kyç për synimin e vendit që t’i bashkohet BE-së.
Blloku dëshiron të shoh më tepër përparim në çështjet e lidhura me sundimin e ligjit, korrupsionin dhe reformimin e gjyqësorit.
-
Borrelli e quan historike nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE
-
Borrell: Liderët e rajonit duhet të marrin vendime të guximshme për të ecur drejt integrimit
-
Borrelli takon kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor, Gërvalla lobon për anëtarësim
-
Borrell: Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE
-
Borrell të hënën pret ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor