Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Borrell: Parandaloni përpjekjen e Rusisë për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor

Josep Borrell, Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor, Donika Gërvalla, Maj 2022

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord në Pragë në një takim jozyrtar se përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të parandalohen dhe se për stabilitetin e Evropës, rajoni duhet të ketë një perspektivë evropiane.

“Ne jemi duke bashkëpunuar në Bosnjë-Hercegovinë, ku operacioni ALTHEA luan një rol kyç për stabilitetin. Ne duhet t'i ofrojmë një perspektivë evropiane Ballkanit Perëndimor. Ne duam të ndihmojmë në zgjidhjen e krizave në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Vërejmë përpjekje nga jashtë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës”, tha kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në një konferencë për shtyp gjatë takimit.

Ballkani Perëndimor dhe Afrika ishin në agjendën e takimit të ministrave të mbrojtjes kur diskutuan pasojat globale të pushtimit rus të Ukrainës me pikat e reja të krizës në mbarë botën si rajone që Rusia po përpiqet t'i destabilizojë./KSP