Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Borrell: Pagesat e karburantit të BE-së për Rusinë peshojnë më shumë se ndihma për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka shpenzuar 35 miliardë euro për karburantin rus që nga fillimi i luftës, krahasuar me një shpenzim prej vetëm 1 miliard eurosh për Ukrainën në armë, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ne duhet t'i ndihmojmë [ukrainasit] të mbrohen... Ne i kemi dhënë Ukrainës 1 miliardë euro. Mund të duket shumë, por 1 miliardë euro është ajo që ne i paguajmë Putinit çdo ditë për energjinë që na jep”, i tha ai Parlamentit Evropian.

Vërejtjet e tij vijnë pasi ambasadorët e BE-së do të takohen për të shqyrtuar një raund të pestë sanksionesh kundër Moksës, duke përfshirë një ndalim të importeve të qymyrit rus.

“Sot ne i japim fund qymyrit, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e faturës”, tha Borrell.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se BE-ja është duke “punuar” për masa shtesë, duke përfshirë kufizimet në importet e naftës.