Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Borrelli e lavdëron marrëveshjen e BE-së për naftën ruse, Ukraina e quan të pamjaftueshme

Bashkimi Evropian ka vendosur për raundin e fundit të sanksioneve kundër Rusisë.

Shefi i politikes së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se blloku ka arritur një zgjidhje të arsyeshme me marrëveshjen për të shkurtuar pothuajse 90 për qind të importeve të naftës nga Rusia deri në fund të vitit.

“Ne jemi klienti më i rëndësishëm për Rusinë. Ajo duhet të kërkojë një tjetër klient dhe sigurisht do të duhet ta ulë çmimin. Qëllimi është që rusët të marrin më pak burime, më pak financim për ta forcuar luftën”, ka thënë ai, raporton BBC-ja të martën.

Por nënkryetari i zyrës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Ihor Zhovka, nuk është pajtuar me këtë.

“Nëse më pyet mua, do të thosha shumë ngadalë, shumë vonë dhe definitivisht jo mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Edhe Kremlini i quan të paligjshme sanksionet e fundit të BE-së ndaj Rusisë Botë Kremlini i quan të paligjshme sanksionet e fundit të BE-së ndaj Rusisë

BE-ja duhet të shkojë edhe më tej dhe të diskutojë një paketë të shtatë të sanksioneve ndaj Rusisë që do të përfshinte hapa kundër importeve të gazit, tha kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

“Unë mendoj se gazi duhet të jetë në paketën e shtatë, por jam realiste gjithashtu”, u tha ajo gazetarëve, derisa mbërriti për ditën e dytë të bisedimeve në samitin e BE-së në Bruksel, të martën.