Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Borrell: Do të diskutojmë për trajnimin ushtarak të forcave ukrainase

Bashkimi Evropian do të diskutojë nisjen e mundshme të një operacioni të madh trajnimi për forcat ushtarake në vendet e afërta, ka njoftuar të hënën kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka raportuar “Euractiv”.

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka thënë në një konferencë në margjinat e një forumi në Santander të Spanjës se propozimi është vendosur të diskutohet politikisht javën e ardhshme kur ministrat e mbrojtjes të BE-së të mblidhen për një takim jozyrtar në Pragë.

“Duket e arsyeshme që një luftë që zgjasë dhe duket se do të zgjasë, kërkon përpjekje jo vetëm për sa i përket furnizimeve me material, por edhe trajnim dhe ndihmë për organizimin e ushtrisë”, tha Borrell.

Ai nuk ka dhënë detaje se çfarë mund të sjellë misioni në praktikë.

“Shpresoj se do të miratohet”, tha ai, duke shtuar se ky do të ishte një mision i madh.

Edhe Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Bruksel për të vendosur për financimin e Ukrainës Botë 7 muaj më parë Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Bruksel për të vendosur për financimin e Ukrainës

I pyetur se ku do të kryhet trajnimi i forcave ukrainase, Borrell tha se nuk do të jetë në Ukrainë, por në vendet fqinje që tashmë kanë misione stërvitore, duke përmendur Poloninë, Republikën Çeke, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

"Kur ne ofrojmë armë, këto janë mjaft të sofistikuara dhe duhet të përdoren, dhe për t'u përdorur, ato kërkojnë një trajnim mjaft të rëndësishëm, por nuk do ta bëjmë këtë në territorin ukrainas”, ka thënë ai.