Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja me mision për trajnimin e ushtarëve ukrainas

Të martën, ministrat e mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian, synojnë të krijojnë një mision trajnimi për ushtarakët ukrainas, njoftoi kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

BBC-ja raportoi të martën se në Pragë do të zhvillohet takimi mes ministrave, me qëllim të mbështetjes së Ukrainës.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën me nisma të tilla si ky mision trajnimi, i cili do të diskutohet nga ministra”, tha Borrell, duke shtuar se shpreson që ky mision të ketë dakordim të plotë.

Ai shtoi se situata në Ukrainë vazhdon të jetë shumë e keqe.

Ende nuk është qartësuar ku do të vendoset ky mision për stërvitje ushtarake dhe cilat do të jenë kompetencat e tij.

Disa vende të Bashkimit Evropian trajnuan ushtrinë ukrainase. Trajnimet u bënë për përdorimin e armëve.