Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Borrell ka njoftuar se në këtë telefonatë është biseduar për situatën “e katastrofës humanitare” në Ukrainë.
Ai më tej tha se përpjekjet për armëpushim janë thelbësore.
Duke folur për bllokimin e qytetarëve nëpër qytetet e pushtuara ukrainase, Borrell tha se civilët nuk duhet të jenë asnjëherë cak.
“Përpjekjet për të vendosur armëpushim janë vendimtare. Mirënjohje për angazhimin e Kombeve të Bashkuara. Kalimi i sigurt i njerëzve të bllokuar nëpër qytetet ukrainase është i domosdoshëm. Civilët nuk duhet të jenë kurrë objektiva”, ka thënë Borrell.
Called @antonioguterres on the catastrophic humanitarian situation in #Ukraine.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 9, 2022
Efforts to establish a ceasefire are crucial. Gratitude for @UN’s important engagement. Safe passage for people trapped in Ukrainian cities is essential.
Civilians should never be targets.
-
Borrell: Krizat e tjera s’e largojnë vëmendjen nga Ukraina
-
OKB: Armëpushimi për qëllime humanitare, aktualisht i pamundur
-
Borrell për Ukrainën: Bisedimet shumë të nevojshme për të shmangur luftën
-
Guterres e quan luftën në Ukrainë “një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”
-
Borrelli u kërkon vendeve të BE-së që të ndjekin shembullin e Bidenit për Ukrainën