Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Borissov rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe ai njoftoi se do të qëndrojë në shtëpi.

"Pas dy testeve PCR negative, unë isha pozitiv sot. Ndjej shqetësime të përgjithshme. Mjekët rekomanduan të qëndroj në shtëpi," shkruan Borissov në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se ka informuar autoritetet shëndetësore për të gjitha kontaktet e tij në ditët e fundit, raporton agjencia bullgare BTA.

Më 23 tetor, Borissov tha se ishte izoluar pasi ishte në kontakt me zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal Nikolai Nankov, i cili ishte pozitiv për virusin korona.

Borissov ka anuluar të gjitha takimet e tij dhe takimet publike për ditët e ardhshme.