Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Borell nuk e përkrah idenë që rusëve t’iu ndalohet hyrja në BE

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borell, nuk e përkrah idenë që të gjithë qytetarëve rusë t’iu ndalohet hyrja në bllok, shkruan Bloomberg të hënën.

Kryediplomati i BE-së, ka thënë se ai nuk e mbështet ndalimin e të gjithë qytetarëve rusë për të vizituar bllokun, një ide që disa vende anëtare e kanë mbështetur, ndërkohë që është propozuar më herët nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Duke folur gjatë një forumi politik në Spanjë të hënën, ai e quajti propozimin "të diskutueshëm" dhe tha se BE-ja duhet të jetë më e shënjestruar në sanksionet e saj kundër Rusisë.

BE-ja por edhe shtete të tjera si SHBA-ja e Britania, i kanë vënë një mori sanksionesh Rusisë për shkak të luftës që po zhvillon në Ukrainë.