Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bombardohet një shkollë në rajonin e Luhanskut, dyshohet për dhjetëra të vdekur

Bombardohet shkolla në Luhansk

Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur pasi një shkollë është bombarduar në lindje të Ukrainës, raporton BBC.

Kryetari rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, ka konfirmuar dy të vdekur, por thotë se shifra e të vdekurve mund të arrijë në dhjetëra. Ai thotë se dyshohet për 60 të vdekur nën rrënojat e shkollës në Bilohorivka.

Rreth 90 persona ishin duke u strehuar në këtë shkollë nga luftimet, ndërsa 30 u shpëtuan, shtatë prej të cilëve morën lëndime.

Gaidai ka thënë se një aeroplan rus ka hedhur bombën të shtunën.

Në Luhansk janë duke u zhvilluar luftime të ashpra.