Të paktën 200 rusë u vranë e shumë të tjerë u plagosën pas një sulmi me bombë në qytetin Svatovo të Luhanskut në Ukrainë, raportoi BBC-ja të dielën.
Kreu i rajonit, Serhii Gaidai, deklaroi se sulmi i trupave ukrainase u krye mbi ndërtesën e ish-stacionit të autobusëve që po përdorej nga rusët si vendstrehim.
“Në Svatovo, 200 vdiqën, në ndërtesën e ish-stacionit të autobusëve, që shërbente si “hotel” deklaroi Gaidai, derisa u bë e ditur se në mesin e të plagosurve ishte edhe një gazetar rus.
Nga sulmi, një hotel pranë stacionit pësoi dëmtime të tmerrshme.
Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë vazhduar edhe gjatë së dielës (18 shtator).
Inteligjenca britanike ka bërë të ditur se Rusia po i vazhdon sulmet ndaj caqeve civile ukrainase, derisa sipas Britanisë, trupat ruse kanë probleme në fronte.